Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar letër urimi nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës në krye të Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të zyrës për media të kryeministrit, Avdullah Hoti, në letrën e Tusk ndër të tjera thuhet se është i lumtur që do të bashkëpunoj me dikë që vjen nga partia e themeluar nga Ibrahim Rugova.
“Më lejoni të përfundoj duke nënvizuar se ne jemi të lumtur në familjen tonë të EPP të kemi LDK-në si anëtare, parti e themeluar nga Ibrahim Rugova dhe e udhëhequr tani nga lidershipi i Isa Mustafës. Shpresojmë të shohim dhe mezi presim të shohim, në të ardhmen, gjithashtu, një LDK të fortë dhe të bashkuar në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në letrën e Donald Tusk ./arbresh.info
Në letrën e urimit të presidentit Tusk thuhet:
I nderuar kryeministër,
Me kënaqësi të madhe ju uroj që jeni bërë kryeministër i Kosovës në fillim të këtij muaji. Emërimi juaj vjen në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të mëdha: pandemia COVID-19, pasojat e saj ekonomike dhe sociale të lidhura me atë dhe nevoja urgjente për pajtim politik në rajon me qëllim të arritjes së një stabiliteti më të madh për tërë Evropën.
Në lidhje me secilën nga këto sfida, ju uroj juve dhe ekipit të LDK-së të gjitha të mirat dhe shumë suksese. Jam i bindur se do të udhëzoheni nga vlerat tona të EPP-së dhe se parimet e sundimit të ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë të larta në agjendën tuaj. Dialogu me Beogradin gjithashtu duhet të rifillohet me energji të re: me të vërtetë, duket se tani është një moment i ri për këtë.
Më lejoni të përfundoj duke nënvizuar se ne jemi të lumtur në familjen tonë të EPP të kemi LDK-në si anëtare, parti e themeluar nga Ibrahim Rugova dhe e udhëhequr tani nga lidershipi i Isa Mustafës. Shpresojmë të shohim dhe mezi presim të shohim, në të ardhmen, gjithashtu, një LDK të fortë dhe të bashkuar në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Me urimet e mia më të mira,
Donald TUSK
President i EPP
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...