Presidenti i Këshillit Europian thotë se sakrificat që bëri Italia gjatë pandemisë e kanë shpëtuar pjesën më të madhe të Europës.
Charles Michel e ka lavdëruar Italinë për trajtimin e pandemisë, duke deklaruare se ‘Italia e ka udhëhequr me sukses pjesën tjetër të Europës’, shkruan Politico, transmeton portal arbresh.info
Në një fjalim përmes video për mbledhjen e “Stati Generali dell’economia”, e mbledhur nga Kryeministri italian Giuseppe Conte për të eksploruar mënyrat për të ringjallur ekonominë e trazuar të Italisë, Michel tha: “Mbi të gjitha ishin qytetarët italianë që i dhanë shembull europianë të tjerë me disiplinën, qëndrueshmërinë dhe guximin që u ka mundësuar atyre që të ndalojnë gradualisht përhapjen e epidemisë .”
Bashkimi Europian ka qenë nën kritika të ashpëra për shkak se nuk ka ndihmuar Italinë gjatë kohës së pandemisë, ndërkaq kjo sjellje e unionit ka nxitur ndjenjën anti-BE në Itali, duke rritur forcat populiste në vend.
“Tragjedia në Itali, dhe më pas edhe në Spanjë, ngriti vetëdijen dhe e shtyu pjesën tjetër të Europës të marrë masa drastike më shpejt,” tha Michel, duke shtuar se “sakrifica e Italisë ndoshta ka shpëtuar indirekt në jetë në pjesën tjetër të Europës.”
Italia pritet të jetë një nga përfituesit më të mëdhenjë të ndihmës ekonomike nga BE. Komisioni ka paraqitur një propozim për një fond të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh të financuar përmes borxhit, por detajet se si do të shpërndaheshin paratë nuk janë sqaruar ende./arbresh.info/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...