Ka disa ditë që në disa nga rrethrrotullimet e Prishtinës janë vendosur barriera.
Përmes tyre po mundohet të arrihet vetëdijesimi te shoferët për renditje në rrethrrotullim.
Në një intervistë për arbresh.info, për këto ndryshme ka folur kapiteni, Qamil Behrami, udhëheqës i Ekipit të Komunikacionit Rrugor për Kryeqytet.
Ai ka thënë se ky është projekt i komunës së Prishtinës.
“Këto barriera të vendosura këto ditë janë projekt i Kuvendit Komunal, gjegjësisht i drejtorisë së shërbimeve Publike. Deri tani kanë treguar një rezultat të mirë, po shihet se shoferët kanë vetëdijesim më të madh gjatë kryqes dhe çkyqjes nga shoferët”, ka thënë ai.
Behrami ka shtuar se kjo kërkesë është bërë edhe më herët nga Policia e Kosovës.
“Kjo ka qenë e nevojshme që të bëhet edhe më herët edhe Policia ka bërë kërkesë më herët që të vendosen. Deri tani nuk kam vërejtje nga shoferët dhe nga pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Të gjitha janë duke e përkrahur iniciativën e Kuvendit Komunal”, ka shtuar ai.
E sipas tij ekziston plani për zgjerim të barrierave edhe në rrethrrotullimet tjera.
“Deri tani barrierat janë vendosur në dy rrethrrotullime, por projektet janë që të vendosen edhe në rrethrrotullimet e tjera. Ky ka qenë një projekt apo test që të shikohet se a ka pengesa”, ka shtuar ai.
Kapiteni Behrami ka thënë se praktikë e ngjashme është parë edhe në vendet evropiane.
“Këto barriera janë vendosur në shtete e perëndimit shumë vite më parë, dhe tani veç janë larguar sepse më nuk ekziston nevoja”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur se sa do të qëndrojnë ai ka thënë ‘unë mendoj se këto duhet të qëndrojnë më gjatë derisa të arrihet vetëdijesim i shoferëve në komunikacion”.
Sipas udhëheqësit të Ekipit të Komunikacionit Rrugor për Kryeqytet praktikë e ngjashme duhet të realizohet edhe në rrethrrotullimet në qytetet tjera, kudo që ka probleme të ngjashme.
Për këto barriera ditë më parë për arbresh.info ka folur edhe profesori i komunikacionit, Bekim Ahmeti.
Ai i ka quajtur si të qëlluara këto barriera.
“Sinjalizimi në këtë rreth është jashtëzakonisht i qëlluar prej anës së Komunës, sepse rregullat në komunikacion bëhen në përgjithësi për krejt qytetarët kurse masat preventive bëhen për ata që i shkelin rregullat”, kishte thënë Ahmeti./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...