Neymar kthehet në Paris për t’u përgatitur për Champions dhe finalet e Kupave

23:56 | 13 Qershor 2020
A. B.

Neymari është kthyer në Paris, pasi i kishte kaluar tre muajt e fundit në Brazil, para rinisjes së planifikuar të seancave stërvitore të Paris Saint-Germainit më 22 qershor.

Paris Saint-Germaini u shpall kampion i Francës për të tretin sezon radhazi, pasi kampionati i Ligue 1 u vendos të përfundohet para kohe. Megjithatë, PSG-ja do të kthehet në stërvitje për t’u përgatitur për dy finalet në kupat vendore dhe për kthimin potencial të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Thomas Tuchel u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi e mposhti Borussia Dortmundin me rezultat të përgjithshëm 4:3, ndërsa ndeshja kthyese ishte e fundit që u zhvillua para ndërprerjes së sezonit.

Neymari shkoi në shtëpinë e tij në Brazil vetëm katër ditë pas asaj ndeshjeje, përderisa rregullat për izolim po vendoseshin në France dhe pothuajse të gjitha vendet e tjera në botë.

Tani ai i ka ndjekur udhëzimet e PSG-së dhe është kthyer në Francë para 15 qershorit, në mënyrë që t’i shmanget periudhës dyjavore për karantinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme