Google ADS

Pas 53 rasteve me Covid-19, mobilizohet policia nis aksion të gjerë nëpër kafiteri

21:44 | 13 Qershor 2020
A. B.

Rritja enorme e rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë ka mobilizuar gjithë institucionet.

Policia e Kosovë bashkë me inspektorët kanë dalë nëpër kafiteritë e Prishtinës, pastaj në tregje e institucione të ndryshme private të mbikqyrur a po respektohen rregullat e rekomanduara nga IKSHPK, shkruan portali arbresh.info

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij personale në ‘Facebook’,  drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruajtur ai.

Kujtojmë se, vetëm sonte  janë konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus  në Kosovë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme