Orari i ngjeshur i skuadrave do të bëjë që rotacionet nëpër formacione të jenë të pashmangshme. Kështu pritet të ndodhë edhe te Barcelona.
Barca luan sonte ndeshjen e parë në La Liga pas pauzës së Covid-19, kur përballë do të ketë skuadrën e Mallorca.
Titullar pritet të jetë Lionel Messi, i cili thuhet se ka tejkaluar problemet që kishte me lëndimet.
Megjithatë, orari i ngjeshur mund të bëjë që ai të pushohet kohë pas kohe në ndeshjet e mbetura. Lidhur me këtë mundësi ka folur edhe Rivaldo, i cili ka thënë se Messi nuk dëshiron një gjë të tillë, por do të ketë nevojë për këtë.
“Messi ka pasur disa probleme fizike javëve të fundit, kështu që ka diskutime nëse do të luajë gjithë ndeshjen ose jo. Barca janë dy pikë përpara Realit, kështu që gara është e ngushtë. Nëse Barca shkëputet, Messi mund të pushojë nëpër ndeshje”, ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.
“Siç e dimë, Messi është gjithmonë në garë për Pichichi dhe gjithmonë dëshiron të jetë në fushë gjithë kohës. Ai lufton edhe për Topin e Artë, kështu që është e vështirë t’i thuash se duhet të pushojë”, ka shtuar braziliani.
Kështu, sipas Rivaldo, Messi nuk e do pushimin, por lëndimet dhe kalendari i ngjeshur mund ta obligojnë atë që kohë pas kohe të jetë në stol.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...