Disa dhjetëra banorë të Pekinit rezultuan pozitiv ne COVID-19 duke konfirmuar shfaqjen e një shpërthimi të ri të kontaminimeve në kryeqytetin kinez, ku një kufizim urgjent u urdhërua në 11 zona.
Këto raste të reja kanë rritur frikën për një rikthim të epidemisë në Kinë, ku u shfaq vitin e kaluar sëmundja e COVID-19, në qytetin e Wuhanit, që autoritetet arritën ta vinin nën kontroll nëpërmjet masave strikte të karantinës.
Këto masa u hoqën pasi numri i rasteve të kontaminimit u ul dhe shumica e rasteve të regjistruara muajt e fundit ishin banorë që jetonin jashtë vendit dhe u testuan pozitivisht pas kthimit të tyre në Kinë.
Kina ka numëruar zyrtarisht 4 634 të vdekur nga pandemia e COVID-19, që ka shkaktuar më shumë e 422 000 viktima në në të gjithë botën.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...