Itali, 55 të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit

18:48 | 13 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Në të dhënat zyrtare të ditës së sotme Italia ka shënuar 78 viktima me shumë e 346 raste pozitive.

Autoritetet e shëndetësisë informojnë se nga ky numër viktimash në 24 orët e fundit janë shënuar 55 viktima më shumë, ndërsa 23 viktima të tjera dhe pse janë komunikuar sot i përkasin periudhës kohore mars-prill 2020 në rajonin e Lazios.

Numri total i viktimave me Covid në Otsli ka arritur ne 34 301 e të infektuarit në 236 651.

Persona aktualë aktivë me koronavirus janë 27 485.

Të shëruarit janë 174 865.

Në strukturat spitalore pacientë me Covid të shtruar janë 3747 e 220 po kurohen në strukturat spitalore.

Lombardia, rajoni me i prekur nga virusi, ka shënuar në 24 orët e fundit 310 raste pozitive më shumë./oranews

Të ngjashme