Një grup turistësh nga Bjellorusia janë të parët të mbërritur në mënyrë të organizuar në bregdetin shqiptar. Nga Vlora ata thanë se do ta rekomandojnë vendin tonë si destinacion. Këtë fundjavë nisi edhe fluksi i shqiptarëve nga Kosova.
Bjellorusët janë turistët e parë të organizuar që po kalojnë pushimet në bregdetin e Vlorës.
Për ta është hera e parë që vizitojnë Shqipërinë, teksa vlerësojnë mikëpritjen dhe faktin që në fytyrat e tyre pavarësisht vështirësive ka gjithmonë buzëqeshje.
Shprehen se mëse tepërmi i pëlqen deti, rëra, pastërtia e plazhit, një natyrë krejtësisht ndryshe nga ajo në Bjellorusi.
Ndaj Shqipërinë do ta rekomandojnë për pushime.
Përmirësimi i kushteve atmosferike dhe heqja e masave kufizuese në kufi bëri që kosovarët ti drejtohen masivisht bregdetit shqiptar për fundjavë.
Në Durrës, pushuesit vlerësuan faktin që ka më shumë hapësirë publike, por ankesa kishin për pastërtinë.
Sezoni turistik këtë vit nisi me vonesë për shkak të pandemisë se koronavirusit, ndërsa autoritetet thonë se do të shtyhet deri në fund të vjeshtës.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...