Google ADS

Rita Ora bën një dedikim emocionues ndaj gjyshes së ndjerë

17:13 | 13 Qershor 2020
A. B.

Të enjtën ka ndërruar jetë gjyshja e Rita Oras, Fatmushe Bërdynaj Bajraktari.

Ajo u varros po në atë ditë në orën 15:00 në Rudicë të Klinës, shkruan portali arbresh.info

Duke qenë në kohë pandemie dhe në vështirësi me fluturimet, Rita këngëtarja nuk ka pasur mundësi të vijë në Kosovë ta përcjell gjyshen e saj për në banesën e fundit.

Por, përmes një postimi në Instagram, ajo ka emocionuar të gjithë me dedikimin prekës për gjyshën tashme të ndjerë.

“E dashur gjyshe, ti ishe personi më i stiluar, punëtore dhe e pavarur që kam njohur ndonjëherë. Çdo ditë që ajo dilte të ecte, vishej dhe dukej për mrekulli, shkonte të merrte kafe pa ndonjë ndihmë nga dikush, asaj nuk i nevojitej”.

“Ajo ishte shumë e kujdesshme, e forte dhe shumë qesharake. Zot, ne qeshnim edhe kur ajo tregonte të vërtetën. Por, ajo dashuronte dhe kujdesej me të gjithë zemrën. Do të më mungojë çdo ditë. Pusho e qetë afër gjyshit dhe e di që ti do të mbështesësh dhe të na udhëzosh ne. Mundohu të mos festosh shumë atje në parajsë. Të dua nan”, ka shkruar Rita.

Rita përndryshe ka treguar disa herë se është shumë e lidhur me rrënjët e saj, ndërsa hera e fundit kur ishte në Prishtinë ka qenë prilli i vitit 2019. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme