Google ADS

Kim publikon letrën që djali ia shkroi për “Ditën e Nënës”

15:48 | 13 Qershor 2020
Arbresh.info

Kim bëri publike letrën që e mori nga Saint.

Kim Kardashian shumë shpesh ndan momente të bukura bashkë me katër fëmijët e saj.

Së fundi, ajo postoi letrën që vogëlushi Saint ia kishte shkruar me rastin e “Ditës së Nënës”, ku kishte mbetur e habitur nga ajo që i shkroi.

Fillimisht, Saint shkroi se e ëma e tij është 11 vjeçe, më tej tha se Kimit i pëlqen ta lë të vetëm, gjë që e la pa tekst yllin televiziv.

Më tej, Saint tha se ushqimi i preferuar i Kimit është asparagusi, të cilin ajo tha se nuk e ha fare.

“Neve na pëlqen të blejmë aplikacione në iPad”, ka shkruar vogëlushi, për të cilën gjë Kim tha se i pëlqen atij jo asaj.

E vetmja gjë që e shkroi të vërtetë sipas Kimit ishte fjalia e fundit, ku thotë se e përqafon dhe bën blerje për të.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme