Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për hetim transparent dhe gjithëpërfshirës për varret masive “që të ngrijnë gjakun” të zbuluara në qytetin Tarhuna i cili është marrë nga kontrolli prej milicëve të Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guterres në një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të tij Stephane Dujarric tha se janë të habitur nga varret masive të zbuluara ditët e fundit në Tarhuna.
Duke bërë thirrje për hetim transparent dhe gjithëpërfshirës për varret masive, nxjerrjen e autorëve para drejtësisë si dhe dorëzimin e morteve familjarëve të tyre pas identifikimit dhe arsyeve të vdekjes, Guterres propozoi që OKB-ja të mbështesë këtë hetim.
Po ashtu duke u rikujtuar palëve në konflikt në Libi që t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjit për të drejtat e njeriut, Guterres bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të konflikteve.
Kreu i OKB-së ndër të tjera ka mirëpritur fillimin e bisedimeve të Komitetit të përbashkët ushtarak në formatin 5+5 dhe i cili synon sigurimin e armëpushimit në Libi.
– Ushtria libiane rimori rajonin Tarhuna javën e kaluar
Ushtria e Libisë rimori javën e kaluar rajonin Tarhuna të cilin milicët e Haftarit e përdornin prej mëse një viti si qendër operacionale për furnizime dhe për sulmet e ndërmarra kundër Tripolit.
Grupi i emëruar “Al-Kaniyat” i përbërë nga milicët lokalë pro-Haftarit të cilët akuzohen për shkelje të paligjshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut në Tarhuna, janë akuzuar se kanë vendosur në objektivin e tyre pa dallim fiset dhe familjet që ata i kanë parë si kundërshtarë ose opozitarë ndaj tyre.
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...