Edhe pas gjendjes së jashtëzakonshme, disa kategori të qytetarëve do të lirohen nga puna

14:21 | 13 Qershor 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë informon se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbrëmshme të 65-të solli vendim që edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, mbeten në fuqi masat me të cilat lirohen nga obligimet e punës prindërit të cilët kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.

Gjithashtu, në fuqi mbesin masat për prindërit vetushqyes, prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta të cilët e shfrytëzojnë shërbimin e qendrës ditore, si dhe personat të cilët në punë shkojnë me shoqërues-persona tërësisht të verbër, persona të cilët lëvizën me karrocë invalidore dhe persona me pengesa intelektuale mesatare dhe të rënda, me mundësi, nëse kjo është e realizueshme t’i kryejnë obligimet e punës nga shtëpia./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme