Google ADS

Pandemia nuk ndali pelegrinazhin dhe lutjet në Kishën e Shna Ndout në Laç

14:02 | 13 Qershor 2020
Arbresh.info

Sot, 13 qershori gjeti mijëra besimtarë në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë besimtaret nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit të së premtes.

Përshkruan malin në gjurmët e Shenjtit e kaluan aty natën.

Por ndryshe nga vitet e tjera për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 është vënë re prezencë më e ulët e njerëzve në këtë vend të shenjtë.

Pelegrinë të besimeve të ndryshme fetare thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojne tek kisha e Laçit”

“Lutemi për mbarësi dhe shëndet. Vijmë shpesh këtu. Besoj shumë sepse ka bërë shumë mrekulli”.

Ne festen e Shna Ndoit përfaqësuesit e Kishës kanë përcjellë mesazhe shprese dhe besimi.

“Në bashkëpunim me policinë e shtetit, bashkinë e Kishën e Shna Ndout ia dhamë mundësinë të vijnë. Askush nuk mund ti ndalojë njeriu një lutje sidomos në këtë kohë” u shpreh Pader Mirash Marinaj, Perfaqesues i Kishes se Shna Ndout.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri 2 autoambulanca./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme