Stefano Pioli nuk e fshehu zhgënjimin për eliminimin nga Kupa e Italisë.
Më shumë sesa rezultati i Allianz Stadium, trajnerin e Milanit e djeg ajo penallti që solli golin e barazimit të bardhezinjëve në minutat e fundit të gjysmëfinales së parë në San Siro dhe që u bë përcaktuese përsa i përket kualifikimit.
“Është zhgënjyese që duhet ta them, por penalltia në “San Siro” rezultoi vendimtare. E ndjemë presionin e Juventusit, që pasonte shpejt dhe zotëronte topin. Ishim naivë te penalltia dhe kartoni i kuq, por pastaj luajtëm mirë dhe kishim 2-3 shanse të shënonim. Nëse do hynte në portë ndonjëri…”, deklaroi fillimisht Pioli për “Rai Uno”.
Më tej ai shton: “Është për të ardhur keq që u eliminuam, pasi ishte objektivi ynë finalja. Nuk e arritëm dhe tani duhet të kualifikohemi në Evropë nga kampionati. Kishte pak diferencë në dy ndeshjet dhe të dyja dolën barazim”.
“E pësuam prej atij goli që Juventusi na shënoi në shtëpi.Ishim të detyruar të shënonim gol. Luajtëm në mbrojtje dhe qendërmbrojtësit bënë një ndeshje të mirë. Treguam se mund të jemi solidë dhe kjo na duhet për vazhdimësinë. Sigurisht që jemi të zhgënjyer, pasi me të vërtetë e donim finalen. Na duhet të jemi qëndrueshëm, pasi këtë sezon shpesh nuk kemi marrë rezultatet që kemi merituar në shtëpi. Nuk kemi finalizuar si duhet rastet e krijuara dhe i kemi lënë ndeshje e hapura, duke rrezikuar”.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën