Google ADS

Elbasan, i prekuri nga komuniteti rom kishte qenë i shtruar në QSUT

12:32 | 13 Qershor 2020
Arbresh.info

Në 24 orët e fundit u konfirmua një rast i ri në Elbasan, nga 48 që janë total.

Top Channel mëson se i prekuri është pjesë e komunitetit rom dhe ka qenë i shtruar në QSUT.

Ndërkohë për tre rastet pozitive në Fier mësohet se janë një çift pensionistësh në Roskovec dhe një e moshuar në Patos.

Çifti i të moshuarve nga Roskoveci ka qenë për vizitë te djali, këtu në kryeqytet, mëson TCh, ndërsa zonja nga Patosi ka qenë e shtruar më sëmundje kronike dhe trajtohej në spitalin e hemofilisë në Tiranë.

Ndërkohë në Durrës punonjësit e bashkisë janë nën alarm.

Një nga personat që rezultuan pozitiv pas kryerjes së testit për Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit, është një specialiste e bashkisë së Durrësit. Ajo dyshohet se është infektuar nga e bija e cila punon në bashkinë e Tiranës.

Aktualisht, ekipet e shërbimit epidemiologjik po kryejnë gjurmimin dhe testimin në terren të punonjëses së bashkisë. Testimet kanë nisur nga familjarët e tjerë të punonjëses, si dhe i gjithë personeli i sektorit të Urbanistikës në bashki.

Një pjesë e mirë e punonjësve të bashkisë po punojnë nga shtëpia. Vetëkarantinimi i bashkisë së Durrësit në këtë situatë emergjence do të krijonte problematika të theksuara në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, por sipas burimeve nga shërbimi epidemiologjik shpresohet që ky të jetë një rast i izoluar, që do të ndiqet në vazhdimësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme