Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi, në një intervistë për Arbresh.info ka sqaruar rastin e hetimit ndaj tij.
Krasniqi ka thënë se akuzat që rëndojnë mbi të për mashtrim, siç është raportuar se ai së bashku me pesë persona të tjerë dyshohet që kanë mashtruar një qytetar që jeton në Norvegji.
Rasti ka të bëjë me shitblerjen e një banese në Prishtinë, por kjo sipas ministrit nuk është e vërtetë dhe se nuk ka të bëjë asgjë me të.
“Ka qenë një vendim me të cilin jam i liruar nga kjo akuzë. Problemi nuk ka qenë të unë por vëllai me një kushëri unë kam ndërhynë në frymën pozitive edhe është rregulluar ai problem përmes Gjykatës. Unë vazhdojë të komunikojë me fqinjën dhe Gjykata ka marrë vendim lirues nga unë”, ka sqaruar Krasniqi për Arbresh.info.
Krasnqi ka thënë se për këtë rast nuk është intervistuar nga Prokuroria dhe se është paditur Agim Kastrati , personi i cili edhe e akuzoi Krasniqin se i ja ka shitur banesën e dikujt tjetër.
Bile ai thotë se ka pas edhe probleme shëndetësore kur e ka dëgjuar këso lajme.
“Kur kam dëgjuar lajmet se unë gjoja e kam mashtruan një mërgimtarë për shitjen e një banës me ka shkaktuar edhe probleme shëndetësore dhe kam pas shumë probleme të gjejë vete ne familje e shoqëri pas këtij lajmi. Unë asnjë here nuk e kam mushtuarë askënd as kujt nuk i kam shitur banesë. Unë kur e kam dëgjuar këtë kam shkuar në Prokurori jam paraqitur. Për këtë rast asnjë herë nuk jam thirrur nga prokuroria për këtë rasë.
Krasnqi thotë se e njeh Agim Kastratin por që nuk ka të bëj asgjë me shitjen e banesës.
“Unë në këtë rast kamë qenë vetëm rekomandues i kësaj banese dhe noteri Isak Ademi ka qenë i përshirë në këtë jo unë, noteri ka bërë dy kontrata për shitje por jo unë” kam kërkuar që të paditet noter por ai nuk e ka bërë këtë”, ka thënë Krasniqi.
Ky është sqarimi i plotë i tij për këto akuza:
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/600073043964477/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...