Mbrojtësi Kalidou Koulibaly, nuk ka gjasa të transferohet te PSG.
Edhe pse ka muaj të tërë që ka qenë i lidhur me një kalim te kampionët e Ligue 1, 28 vjeçari nuk do t’i bashkohet skuadrës së Thomas Tuchel.
Klubi parisian thjeshtë nuk dëshiron të paguajë 120 milionë eurot që Napoli po kërkon për këtë lojtar.
Skuadra që pagoi 222 milionë euro për Neymar në verën e vitit 2017, nuk mendon se Koulibaly vlen në çmimin që i ka vendosur Napoli, përcjell lajmi.net.
Tani mundësia e transferimit të Koulibalyt në Premierligë është rritur, ku po kërkohet nga disa skuadra, dhe më fuqishëm në garë qëndron Manchester United.
O’Brien: Themelimi i Asociacionit, hap i rëndësishëm
Hoti: Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në trefis...
Ambasadori Rohde konstaton përfundimisht se Kosova, është nj...
Arrestohet i dyshuar katërt për ‘’Rrëmbim’’ në Gjilan, ishte...
Vdes një 33 vjeçar dhe lëndohen dy të tjerë në një aksident ...
Brenda një jave, u realizuan 83 urdhëresa për vepra penale d...