Durrës, regjistrohen tre raste me koronavirus brenda 24 orëve

09:27 | 13 Qershor 2020
Arbresh.info

Në Durrës janë konfirmuar tre raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Gazetari Leonidha Musaj bën të ditur për abcnews.al se dy raste janë kontakte të një pacienti dhe rasti tjetër është një punonjës në bashkinë e Durrësit.

Mësohet se janë karantinuar një pjesë e kolegëve me të cilët ka pasur kontakte.

Që nga shpërthimi i pandemisë në vend janë konfirmuar 19862 raste me koronavirus.

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus. Ndërsa dje u konfirmuan 31 raste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme