Google ADS

Superliga e Kosovës: Sot luhen dy ndeshje

09:13 | 13 Qershor 2020
Arbresh.info

Xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy ndeshje, të cilat fillojnë nga ora 17:00.

Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, KF Llapi pret Drenicën, me dy skuadrat që renditen në mesin e tabelës, me vendasit që kanë 37 pikë, ndërsa mysafirët 31 pikë.

Te KF Llapi pas 11 muajsh mungesë është rikthyer mbrojtësi Bujar Idrizi, të cilit mund t’i rezervohen disa minuta nga trajneri Tahir Batatina.

Një ndeshje tjetër shumë e rëndësishme është ajo mes Vushtrrisë dhe FC Prishtinës.

Për Vushtrrinë që duket e pamundur mbijetesa, te Prishtina vazhdojnë të jenë në garë për titull, dhe me një fitore eventuale, do t’i rrëmbenin vendin e dytë Ballkanit, që të premten barazoi 0-0 me Flamurtarin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme