Nga 58 rastet e reja që u konfirmuan mbrëmë në Kosovë, 12 janë nga Komuna e Vitisë. Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, tha se të 12 rastet janë raste kontakti të të infektuarit të djeshëm.
“Sot IKSHPK-ja na konfirmoi që kemi edhe 12 raste të reja, ndërsa dje e kemi pasë një rast. Këto janë raste kontakti nga rasti i djeshëm që është një student që si duket është infektuar në Prishtinë. Ndërsa, tash kanë rezultuar pozitivë edhe anëtarët e familjes së tij gjë që ka qenë e pritshme”, tha ai.
I pari i Vitisë kritikoi tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje që u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Koronavirusi është rikthyer në Viti, sepse ka qenë prezent në komunat e tjera në Kosovë. Ne e kemi ditur që do të rikthehet nëse nuk ka përmirësim të gjendjes së përgjithshme në Kosovë. Është situatë e habitshme për mua që koronavirusi është kthyer në masovitet kaq të madh edhe në Viti edhe në Kosovë që tregon se nuk kemi qenë në nivelin e përgjegjësisë, sidomos me disa tubime dhe organizime në Prishtinë që për mua kanë qenë të pafalshme. Tash shihet se vatra e krizës është në Prishtinë. Edhe studenti në Viti që ka infektuar anëtarët e familjes së tij ka ardhë nga Prishtina”, tha ai në KlanKosova.
Madje, ai ka thënë se pikërisht për këtë arsye do të propozojë që bashkë me kryetarët e tjerë të komunave të protestojnë në Prishtinë.
“Tash kryetarët e komunave duhet të flasin pak më ndryshe me nivelin qendror. A janë në nivelin e duhur të përgjegjësisë liderët politikë në Kosovë, fillimisht? Duhet ta shikojmë situatën, përndryshe unë do të propozoj që ne kryetarët e komunave të dalim në protestë në Prishtinë. Jemi lodhur me organizime të Shtabeve Emergjente dhe mbajtjen e situatës nën kontroll, derisa atje po organizohen tubime që vërtet po e rëndojnë situatën me Covid-19 jashtëzakonisht shumë. Kjo është në kundërshtim me atë që kemi folur tash e 100 ditë”.
“Unë po shoh rrezikshmëri të madhe të përhapjes së Covid-19 në Kosovë, dhe natyrisht se Vitia nuk bën përjashtim. Ne kryetarët e komunave do të reagojmë dhe nuk do të lejojmë që të shkelen në mënyrë flagrante rregullat bazë të IKSHPK-së dhe OBSH-së në këtë situatë ku rrezikshmëria është tejet e madhe”.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...