Osmani: Dialogu duhet të udhëhiqet nga qeveria, jo presidenti

23:51 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Vjosa Osmani ka folur edhe për heqjen e reciprocitetit nga Qeveria Hoti, për çka kryeministri Avdullah Hoti kishte thënë se është pengesa e fundit për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se dëshiron dialog të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi dialog në Shtëpinë e Bardhë me përfaqësuesin Richard Grenell.

Në Interaktiv, ajo tha se është e dëmshme për Kosovën të ketë dy palë negociatash ku në njërën përfaqësohet nga presidenti e tjetrën nga kryeministri.

“Duhet të jetë një proces dhe në përputhje me Kushtetutën. Dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria. E kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që qartëson një gjë të tillë. Presidenti nuk mund ta udhëheq dialogun. Nëse kryeministri e lejon një gjë të tillë do të bënte gabim në dëm të vendit dhe dialogut. Sa i përket asaj se kur mund të pritet një rezultat është vështirë të thuhet sepse ka konfuzion total mes institucioneve sepse dikush shkon në Uashington e dikush në Bruksel. Presidenti e kryeministri duhet të sqarojnë se si i kanë ndarë detyrat. A janë temat e ndara, a çështjet, sepse kompetencat i ka qeveria. Edhe në Uashington edhe Bruksel, Kosova duhet të përfaqësohet nga qeveria”, tha Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme