Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 29.374, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 726 raste të reja të të infektuarve me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 193.692, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i vendit.
Aktualisht, 11.124 persona po trajtohen në spitale, prej të cilëve 879 gjenden në kujdes intensiv.
Numri i të shëruarve në Francë ka shkuar në 72.572, me 423 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 27 vdekje.
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...