Opinionisti dhe studiuesi i filozofisë, Ismail Tasholli ka komentuar tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Më të barabartë se të barabartët”, ka shkruar Tasholli, tek i referohet renditjes sot në tubimin e Vetëvendosjes.
Ai shprehet se krerët e partisë e ruajtën vetën e tyre me distancë sociale ndërsa nuk e çanë kokën për turmën që u rrezikua.
“Për një parti që në diskursin e saj e mban për themeltare konceptin e barazisë, ky akt duhet të shihet me shqetësim dhe disa dilema. Duhet ta pyesim edhe mjekun e binës për Hipokratin: pacientët a duhet të trajtohen barabar?”, shkruan Tasholli.
Postimi i plotë:
Më të barabartë se të barabartët
Sot, në sheshin e Prishtinës, përveç tjerash, janë thyer parimet e barazisë.
Në fotot dhe video-xhirimet e tubimit të VV-së shihet një renditje privilegjuese, ku pjesa kryesore e partisë mban distancë dhe ruan veten, ndërsa nuk çan kokën për turmën që rrezikon seriozisht jetën.
Për një parti që në diskursin e saj e mban për themeltare konceptin e barazisë, ky akt duhet të shihet me shqetësim dhe disa dilema.
Duhet ta pyesim edhe mjekun e binës për Hipokratin: pacientët a duhet të trajtohen barabar
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...
Rovena rikthen këngën e saj të parë