Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje me rastin e 15 vjetorit të themelimit të saj.
Tërmkolli përmes një postimi në Facebook e ka vlerësuar si shumë të rrezikshëm këtë tubim, duke marrë parasysh rrezikun për përhapjen e virusit Covid-19.
“Me sa po shihet nga tubimi i sotëm i VV-së, në kohë pandemie, Albini për pushtet edhe “vret”, madje “vret” në masë”, ka thënë ajo.
Postimi i saj i plotë:
Rr’noftë partia!
Me sa po shihet nga tubimi i sotëm i VV-së, në kohë pandemie, Albini për pushtet edhe “vret”, madje “vret” në masë. Sot, në përvjetorin e 21-të, kur SHBA dhe NATO na shpëtuan nga vrasja në masë, nga shfarosja që po bënte Serbia kundër shqiptarëve! Edhe po të mos ketë asnjë të prekur me Covid’ 19 nga ky tubim, vetë mbajtja e tij flet shumë.
Në tubim, asnjë simbol, asnjë flamur i shtetit tonë, Kosovës. Pastaj, akuzojmë Rakiqin e tjerë! Mos të harrojmë: Albini dhe shumë eksponentë të VV-së janë “qiraxhinj”. Populli i Kosovës nuk ka shtet tjetër dhe shtëpi tjetër pos Kosovës dhe shtëpive të tyre në të.
#MT
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...