Google ADS

Ahmeti: VV sot i rrezikoi qindra njerëz, tepër papërgjegjësi e madhe

20:01 | 12 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për organizimin e tubimit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ahmeti në këtë postim ka thënë se në tubimin e sotëm janë rrezikuar qindra njerëz, transmeton arbresh.info

Postimi i plotë: 

Lëvizjes Vetëvendosje ja uroj 15 vjetorin e krijimit!

Por,

meqenëse kanë qenë në qeveri në kohë të pandemisë e dijnë si ka funksionu menaxhimi i pandemisë. Kur dikush ka dal pozitiv, IKSHP ka bërë gjurmimin epidemiologjik, duke intervistuar të infektuarit për krejt kontaktet që i kanë pas në ditët e fundit. Ato kontakte pastaj janë testuar dhe situata ka qenë nën kontroll.

Në qoftë se kemi pas 2-3 të infektuar në tubimin sot, atëherë është pamundësuar gjurmimi epidemiologjik. Të gjithë të pranishmit duhet të testohen dhe gjitha familjet dhe kontaktet e tyre. Këtë e kemi dëgjuar vazhdimisht nga IKSHP e nga qeveritë, e posaqerisht nga ajo e VV.

Por edhe më keq, sot janë rrezikuar qindra njerëz. Nuk e kuptoj se pse ka pas nevojë të rrezikohemi kështu.

Tepër papërgjegjësi e madhe.

P.S. 58 raste të reja në Kosovë sot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme