Përfundon tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje, turma shpërndahet e qetë

19:26 | 12 Qershor 2020
A. B.

Pas fjalimeve të disa figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje ka përfunduar tubimi i thirrur nga kjo parti, i cili u mbajt në sheshin ‘Skënderbeu”.

Ky organizim u mbajt për nder të 21 vjetorit të çlirimit dhe 15 vjetorit të formimit të VV-së, shkruan portali arbresh.info

Tubimi ishte i qetë, pa incidente dhe me muzikë, ku morën pjesë dhjetra aktivistë dhe simpatizantë të kësaj partie si dhe këndoi grupi i njohur ” Troja”.

Kujtojmë se, tubimi u organizua për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, si dhe për 15-vjetorin e themelimit të kësaj partie. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme