Google ADS

Kurti: Sot vërtet të lirë, por edhe të varfër, shumë dëshira për të ardhmen, shumë ankth për të tashmën

18:38 | 12 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Ish-kryeministri Albin Kurti po mban fjalim në tubimin e VV-së.

Fjalimin e tij e nisi duke përmendur padrejtësitë në jetën politike, ku edhe thekson mungesat tona nëpër shumë festa e ngushëllime, për shkak të pandemisë Covid-19.

Ai përmendi edhe politikanët, duke thënë se politikanët e pasuruar përmes korrupsionit po bëjnë jetë të pasur në shtet të varfër.

“Këta muaj munguam në shumë festa, gëzime e shumë ngushëllime”.

Kurti tha se ky vit është një vit aspak i zakontë, me një pandemi të paparë.

Ai falënderoi edhe diasporën tonë e punonjësit shëndetësorë që cilët po bëjnë punë heroike si dhe policët që kanë mbi supe ruajtjen e rendit dhe ligjit.

“Sot ne kujtojmë dhe festojmë këtë liri që e fituam me gjakun e deshmoreve tanë e me betejat e tyre. Sot kujtojmë gjeoncidin, vrasjen e civilëve, përdhunimet, masakrat, dubimin masiv, djegien e shtëpive, pronave private e dëmtimin e infrastrukturës e ndërmarrejeve publike”, u shpreh ish-kryeministri.

Tutje ai tha se sot jemi vërtet të lirë, por edhe të varfër.

“Sot vertet të lirë, por edhe të varfer, shumë dëshira për të ardhmen, shumë ankth për të tashmën”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme