Vrioni mund të jetë të paktën në stolin e Juventusit për ndeshjen kundër Milanit.
Giacomo Vrioni, sulmuesi i kombëtares Shpresa të Shqipërisë, i cili është grumbulluar disa herë edhe në Kombëtaren A të kuqezinjve, në muajin janar të këtij viti u transferua te Juventusi me klubin bardhezi që bleu kartonin e tij nga Sampdoria për 4 milionë euro për të aktivizuar fillimisht në skuadrën B që militon në Serie C.
Por Vrioni po i ngjit me shpejtësi hapat e karrierës së tij pasi 21-vjeçari në mungesë edhe të impenjimeve me skuadrën U-23 të bardhezinjëve pasi kampionati i Serie C është anuluar, është bërë pjesë e skuadrës së parë të Juves gjatë kësaj periudhe me trajnerin Maurizio Sarri qe ka vendosur të grumbullojë Vrionin për sfidën e sotme ndaj Milanit, e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Nëse do të jetë në stol apo në tribunë kjo mbetet për t’u parë, por e rëndësishme për Vrionin që te Juventusi mban veshur fanellën me numër 44, në këtë moment të karrierës është që thirrur nga trajneri Sarri në këtë takim, pasi kjo ndeshje mund t’i hapi shumë dyer në të ardhmen!.
Daftar skuad Bianconeri untuk leg kedua semi-final #CoppaItalia ????
#JuveMilan #ForzaJuve pic.twitter.com/b3VTyIXp00
— JuventusFC (@juventusfcid) June 12, 2020
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...