Jevtiq e pranon: Sulmi ndaj Petkos u krye nga pjesëtarë të komunitetit egjiptian

17:32 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Dalibor Jevtiq e pranon se sulmi ndaj serbit Petko Miletiq nuk është bërë nga shqiptarët.

Pas ngritjes së shqetësimit nga arbresh.info se sulmit ndaj Miletiq i ishte dhënë konotacion etnik, ministri për Kthim dhe Komunitete ka pranuar se sulmi është bërë nga pjesëtarë të komunitetit egjiptian.

“Petko posa është kthyer në shtëpi nga trajtimi mjekësor dhe deklaratës që ai i dha Policisë. Dy personat që e sulmuan atë janë arrestuar dhe janë në ndalim. Për hir të të vërtetës personat e arrestuar janë të komunitetit egjiptian”, tha Jevtiq.

Gjatë ditës ministri Jevtiq kishte thënë se Miletiq ishte sulmuar nga shqiptarët.

“Serbi i vetëm i kthyer që jeton me familjen e tij në fshatin Opraske, Komuna e Istogut, Petko Miletiq, u rrah nga shqiptarët. Petko aktualisht është në ambulancën lokale duke marrë trajtim mjekësor. Një incident ka ndodhur këtë mëngjes dhe është raportuar në Polici”, kishte shkruar Jevtiq./arbresh.info/

Jevtiqi “propagandon” në Twitter, publikon foto të një serbi që thotë se u rrah nga shqiptarët, por në fakt ata janë egjiptian

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme