Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka mbajtur një video-konferencë virtuale me Ministren e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska.
Ministri Selimi dhe Ministrja Deskoska kanë diskutuar rreth reformave në fushën e drejtësisë, rritjes së bashkëpunimit bilateral në çështjet penale dhe civile, si dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian.
“E ardhmja jonë është familja evropiane, dhe për rrugën integruese në Bashkimin Evropian, mësimi nga eksperiencat më të mira nga Maqedonia e Veriut për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme të drejtësisë, është me dobi për Kosovën”, tha ministri Selimi.
Ndër tjerash, ministri Selimi ka shprehur gatishmërinë për të ndarë përvojat e Republikës së Kosovës dhe për të përkrahur përpjekjet reciproke me Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut për fuqizimin e sundimit të ligjit.
Ndërsa ministrja Deskoska, uroi Ministrin Selimi për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...