Gjirokastër, konfirmohet një tjetër rast me Covid-19

14:50 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Konfirmohet një tjetër rast me Covid-19 në Gjirokastër.

Pacienti që rezultoi pozitiv pas tamponit të kryer dje është një 48-vjeçar që dyshohet se është infektuar në repartin e hepatologjisë në Tiranë, ku ishte i shtruar për disa patologji të tjera.

Mësohet se prej 3 ditësh, personi në fjalë ishte kthyer në Gjirokastër dhe tani ndodhet në karantinë në banesën e tij. Bëhet e ditur se 48-vjeçari nuk ka lidhje me rastin e konfirmuar dje në Gjirokastër, pra kemi të bëjmë me një vatër të re.

Epidemiologët po gjurmojnë personat e tij të kontaktit, ndërsa e gjithë familja është në karantinë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme