Google ADS

Raste të reja me COVID-19 pas hapjes së shkollave në Pekin

PEKINI - KORONAVIRUSI
12:35 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Pekini ka lajmëruar se plani për rikthimin e klasave më të ulëta në bankat shkollore do të pezullohet pas shfaqjes së rasteve të reja me COVID-19.

Komisioni i Shëndetësisë ka thënë se dy raste të reja me koronavirus janë shfaqur në mesin e punëtorëve të një Qendër Kërkimi të Ushqimit në Kinë.

Arbresh.info raporton se pas këtij lajmi epidemiologët janë duke hetuar rastet.

Komisioni i Edukimit kanë lajmëruar se “të gjithë studentët e klasave nga 1 deri në 3 ishte dashur të kthehen në shkollë por duke marrë parasysh edhe paraqitjen e rasteve të reja me 11 dhe 12 qershor, ky plan do të pezullohet.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme