Hoti: Ndjenjë e veçantë, dëgjimi i rrëfimeve të ish-të burgosurve

11:00 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Sot, Kosova shënon 21 vjetorin e çlirimit.

Me rastin e kësaj dite kryeministri i vendit, Avdullah Hoti gjatë vizitës që i bëri ish-burgut të Prishtinës tha se është ndjenjë e veçantë kur hyn prej një qelie në tjetrën duke dëgjuar rrëfime.

“Është ndjenjë e veçantë kur hyn prej një qelie në tjetrën duke  dëgjuar rrëfime nga ministria Dumoshi duke rrëfyer për familjaret e vet. Ju përgëzoj  te gjithëve qe janë bashkë me neve t’i ndarë përjetimet e tyre”, tha ai.

Ministria, Vlora Dumoshi tha se ish të burgosurit do të mbesin bazament për popullin e Kosovës.

“Sot jam me shumë të burgosur të cilët do të mbesin bazament për popullin e Kosovës. Ne e kemi parapa që këtë ditë ta hapim për vizitoret. Ky burg është hapur në kohën me të keqe të Rankoviqot. Ky burg flet për historin e popullit tonë”, tha ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme