Google ADS

Komunës së Vushtrrisë i dështon tenderi për pastrim të rrugëve

10:08 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Komunës së Vushtrrisë i ka dështuar tenderi për pastrim të rrugëve.

Në njoftimin ë bërë publik nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik thuhet se për tenderin ‘Pastrimi dhe larja e rrugëve në qytet’, kishin aplikuar katër kompani por që ishte anuluar për shkak të një shkelje.

“Një shkelje e LPP-se ka ndodhur apo do të ndodh në procedurën e prokurimit, e cila nuk mund të rregullohet apo të parandalohet përmes një amendamenti ligjor të kushteve të   prokurimit”, thuhet në njoftim.

Me tenderi në vlerë afër 80 mijë euro ose saktësisht 79.162,41 euro ishte planifikuar që të pastrimi, larja e rrugëve dhe trotuareve, zbrazja e shportave të mbeturinave dhe të tjera, gjatë 12 muajve.

“Kemi të bëjmë me pastrimin ( fshirjen ) dhe larjen e rrugëve dhe trotuareve, zbrazjen e shportave të mbeturinave si dhe mirëmbajtjen dhe pastrimin e kanalizimeve atmosferike dhe kanaleve të hapura, për më shumë informata referohu specifikimeve teknike në FTD të dosjes së tenderit. Aneksi nr.1”, thuhet më tej në njoftim.

Në njoftimin për hapje të kontratës ishin bërë të ditura edhe sipërfaqet të cilat do të pastroheshin.

“Pastrimi (fshirja) e rrugëve së bashku me trotuare gjashtë (6) ditë në jave me sipërfaqe të përafërt për një vit kalendarik S=8,136,960 m2   2. Pastrimi (fshirja) e rrugëve së bashku me trotuare , tre (3) ditë në javë me sipërfaqe të përafërt për një vit kalendarik, S=8,073,000 m2    3. Pastrimi (larja) e rrugëve të qytetit dy (2) herë në muaj me sipërfaqe të përafërt për gjashtë (6) muaj , S=1,067,580 m2    4. Zbrazja e shportave të mbeturinave dy herë në ditë , sasia 75 copë, apo 54750 zbrazje për një vit    5. Mirëmbajtja dhe pastrimi i kanalizimit atmosferik dhe kanaleve të hapura, sasia e pusetave 46 copë,   dhe   6. 30 orë pune në kanale të hapura atmosferike, për më shumë informata  referohu specifikimeve teknike në FTD të dosjes ë tenderit. Aneksi nr.1”, thuhet më tej në njoftimin e bërë publik në KRPP./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme