Google ADS

Rikthehet diskutimi për Termocentralin ‘Kosova e Re’

08:51 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Propozimi fillestar për ndërtimin e termocentralit “Kosova C”, i njohur si ‘Kosova e Re’ ishte paraqitur në vitin 2005.

Qeveria e Republikës së Kosovës kishte planifikuar ndërtimin e një termocentrali me kapacitet ,100 MW me një kosto prej 3.5 miliardë euro.

Ky projekt kishte hasur në shumë kundërshtime në vend, shkruan arbresh.info. Përfaqësues të shoqërisë civile e kishin vlerësuar si projekt të dëmshëm të mjedisin dhe që do të ndikoj në ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

E pikërisht një muaj pasi ishte formuar qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, kompania amerikane e cila ishte zgjedhur për ndërtimin e këtij termocentrali ishte tërhequr nga ky projekt.

Në reagimin e kompanisë ndër të tjera thuhej se projekti nuk mund të vazhdoj tutje pasi është kundërshtuar publikisht edhe nga kryeministri i ri.

“Projekti Kosova e Re nuk mund të ecë përpara. Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara”, thuhej.

Por, ky projekt është rikthyer në diskutim nga Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, dhe njohësi i çështje politike, Safet Gerxhaliu vlerëson se ky projekt duhet mbështetur.

Ai në një prononcim dhënë për arbresh.info ka vlerësuar se ndër të tjera projekti mund të gjeneroj vendetë reja të punës.

“Jemi të vetëdijshëm që situata aktuale në Kosovë nuk është në favor të ardhmërisë për vet faktin se kemi pandeminë dhe jemi mos unitet politikë, në këtë drejtim nuk është e lehtë për asnjë Qeveri në botë të shtyjë përpara procese të mëdha. Besoj që është një kapital i cili duhet të mbështete, e them këtë bazuar në faktin se është projekt që mund të absorboj kapital të freskët nga jashtë në vlerë më tepër se 1 miliardë e 300 milionë euro, të shfrytëzoj fuqinë punëtorë, të angazhoj shumë kompani dhe produkte ‘made in Kosova’, dhe e tërë kjo i jep një vlerë të shtuar projektit i cili duhet vërtet të jetë prioritet”, ka thënë ai.

Gerxhaliu ka shtuar se qasja ndaj projektit duhet të ndryshoj

“Ne pajtohemi që në të kaluarën nuk ka pasur transparencë dhe llogaridhënie, por ka ardhur koha kur qasja rreth këtij projekti kapital duhet të ndryshoj. Duhet të këtë dialog, garancinë qoftë financiarë dhe ambientaliste dhe duhet mbështetur në sundim të rendit dhe ligjit”, ka shuar ai.

E ndryshe nga Gerxhaliu mendon shoqëria civile në Kosovë.

Tërheqjen e Contour Global e kishte edhe komentuar edhe Dardan Abazi, hulumtues i lartë në INDEP.

Ai në një prononcim dhënë për arbresh.info, kishte thënë se quajtur lajm të shkëlqyeshëm për sektorin e energjisë në vend.

“Tërheqja e Contour Global nga projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” është një lajm i shkëlqyeshëm për sektorin e energjisë në vend. Ne si organizata të shoqërisë civile me vite të tëra kemi kundërshtuar këtë kontratë duke qenë se rrezikonte të dëmtonte buxhetin dhe qytetarët e Kosovës për miliarda euro dhe të ngulfaste tregun energjetik në vend”, kishte thënë Abazi.

Ai ka shtuar gjithashtu se ndërprerja e kësaj kontrate do të sjellë shprese se Kosova do të kthehet tek burimet të pastra

“Me ndërprerjen e kësaj kontrate dhe me tërheqjen e ContourGlobalit i është hapur rruga Kosovës që të rimendoj të ardhmen e sistemit të vet energjetik. Ne avokojmë për një të ardhme ku vëmendja kthehet tek efiçienca e energjisë dhe investimet në burime të ripërtrishme të energjisë, një të ardhme ku tregu i Kosovës fillimisht bashkohet me Shqipërinë e pastaj me të gjithë rajonin në një treg që do të rriste shkëmbimin energjetik, efiçiencën dhe do të ulte çmimet për konsumatorët fundor. Sot më shumë se kurrë kemi shpresë se Kosova mund të bjerë në binarët e duhur për të trasuar rrugën drejtë tranzicionit energjetik nga varësia në qymyr tek burime të pastra dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë”, kishte thënë Abazi për arbresh.info.

Ndryshe në vitin 2015, Qeveria e Kosovës i kishte dhënë ContourGlobal (CG) statusin e Ofertuesit të Preferuar për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re.

CG-ja është kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e specializuar në blerjen dhe zhvillimin e kapaciteteve gjeneruese bazuar në kontrata afatgjate, me lloje të ndryshme të lëndëve djegëse si dhe lokacione të ndryshme gjeografike. CG-ja do të ofrojë 30% të kostos së përgjithshme të projektit përmes zotimeve të kapitalit (ekuitetit) në nivel të projektit dhe do të jetë përgjegjëse për të aranzhuar financimin përmes kredive.Rikthehet diskutimi për Termocentralin ‘Kosova e Re’./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme