Mbi 115 mijë të vdekur nga Covid-19 në SHBA

23:47 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 115.166, prej të cilëve 977 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 21.030, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.067.407.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 808 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 22,6 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 401.333 raste të konfirmuara dhe 30.680 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 775.581 raste, Rusia me 502.463 dhe Mbretëria e Bashkuar me 291.409 raste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme