Philippe Coutinho do të kthehet në Premierligë.
Por, mesfushori brazilian nuk do ta veshë sërish fanellën e Liverpoolit.
Chelsea dhe Neëcastle United janë duke insistuar për lojtarin e Barcelonës.
Sipas mediave në Spanjë, madje Newcastle tashmë ka nisur bisedimet me Philippe Coutinhon. Sheiku Mohammed bin Salman që pritet të marrë drejtimin e klubit anglez, e do patjetër brazilianin.
Bayern Munchen nuk do të paguajë për kartonin e lojtarit të Barcelonës, ndërsa në krahun tjetër katalanasit nuk e duan më në Spanjë sulmuesin.
Ata janë gati ta shesin dhe me humbje Coutinhon, pasi ky i fundit nuk e ka arritur kurrë nivelin e treguar te Liverpooli.
27-vjeçari mund të dëshirojë rikthimin në Premierligë, pa harruar faktin se “Qymyrxhinjtë” do të mund t’i ofrojnë një kontratë shumë të majme.
Coutinho ka bërë 32 paraqitje me Bayernin, ka shënuar 9 gola. /Gazeta Express/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut