Google ADS

Labinot Tahiri: Koronavirusi nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut të pistë

22:58 | 11 Qershor 2020
A. B.

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, së fundmi ka deklaruar se nuk do të publikojë asnjë nga projektet e tij muzikore deri sa të përfundojë pandemia coronavirus.

Kjo vjen pasi, sipas tij, qytetarët po përballen me probleme të tjera, shkruan portali arbresh.info

Por, së fundi ai ka dhënë një mendim ndryshe për pandeminë Covid-19, Labi mendon se koronavirusin e krijoi dora e njeriut.

Këngëtari ndanu imazhe të dy të rinjve që janë shëruar së fundi nga Leukemia Acute, për rastet e të cilëve kishte ndihmuar ai bashkë me qytetarët vullnetmirë.

Madje, Labi tha se një ditë do ta publikojë listën me gjithë të shëruarit, ku janë mbi 100 raste të tilla.

Postimi i tij i plotë:

“Edhe ARDITI DHE SHPËTIMI SHPËTUAN!

Popull i dashur, në vend te rrenave të virusit Korona, ne po vazhdojme hakikat me u përballë me realitetin, duke shpëtuar te rinjët që këtu nuk mund t’i shpëtoj kush nga Leukemia Acute!
Vëllezer e motra, ndoshta gjithkujt iu kam duk hajgaregji, por kështu si hajgaregji ua publikoj listen nje ditë, sa djali e vajza janë kthyer shendosh e mirë në shtëpi.

Mbi 100 raste!

Fatkeqesisht për njerëzit më hallegji në vendin tonë, vazhdon neglizhenca dhe injorimi, si nga instuticionet ashtu dhe nga nje kategori, por ne kurrë nuk do të ndalemi për qytetarët tanë, nën amblenën KOSOVË – SHQIPËRI!

Ky “VIRUS KORONA” nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut të pist.

Vazhdojmë të shpëtojmë jetë njerezish.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë.???”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme