Policia italiane ka gjetur veprën e artistit Banksy që ishte vjedhur nga teatri Bataclan në Paris vitin e shkuar.
Dy burime nga forca paramilitare e Karabinierëve nga rajoni i Abruzzos thanë për CNN që ishte njëra prej njësiteve të tyre që gjetën pikturën në provincën e Teramos, transmeton portali arbresh.info.
Burimet nuk ishin të autorizuara të flisnin publikisht, dhe ata nuk pranuan të jepnin më shumë detaje për hetimin që i çoi ata në zbulim.
Prokurori italian që udhëheq hetimin pritet të japë detaje në një konferencë shtypi, thanë burimet.
Piktura u vodh në Janar 2019.
Banksy pikturoi murale në derën dalëse të teatrit pas sulmit terrorist të nëntorit 2015 në Bataclan, i cili vrau 90 njerëz.
Ajo përshkruan një figurë të mbuluar me trishtim duke shikuar nga poshtë, dhe besohet se është një homazh për të mbijetuarit e këtij sulmi./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...