Konjufca: Qeverinë Hoti e ka bërë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

21:02 | 11 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Glauk Konjufca nga radhët e Vetëvendosjes thotë se kërkesa e tyre për zgjedhje është një ndër kërkesat më demokratike, teksa shton se Qeverinë Hoti e ka bërë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Ai tha se kjo qeveri pa ndihmën e Thaçit nuk do të ndodhte.

Më tutje, Konjufca shton se rolin kryesor më së paku e ka pasur Avdullah Hoti.

“Ai është i fundit për nga pesha dhe rëndësia”, u shpreh Konjufca në Tv Dukagjin.

Ish-ministri tha se LDK-ja ngriti mocion vetëm që ta zëvendësojë kryeministrin.

Të ngjashme