Pas shtatë viteve bashkë Kelly Clarkson ndahet nga bashkëshorti

20:45 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Kelly Clarkson pas shtatë vitesh martesë me Brandon Blackstock i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Sipas TMZ, këngëtarja 38-vjeçare aplikoi për divorc në Los Anxhelos me 4 qershor për t’i dhënë fund martesës me menaxherin 43-vjeçar, transmeton portali arbresh.info.

Lajmi për ndarjen e tyre vjen vetëm një muaj, pasi që dyshja qitën në shitjen shtëpinë e tyre në LA për 10 milionë dollarë.

Siç e dinë tifozët, Kelly dhe Brandon thuhet se janë takuar në vitin 2012 në Super Boël XLVI përmes babait të Brandon, Narvel Blackstock, i cili menaxhon Kelly.

Pas takimit për 10 muaj, Brandon i propozoi martesë dhe çifti lidhën kurorë menjëherë në tetor 2013.

Kelly dhe Brandon kanë dy fëmijë së bashku: River Rose dhe Remington. Kurse menaxheri i talenteve kanë gjithashtu dy fëmijë nga një lidhje paraprake./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme