Google ADS

Skuadra e Milan për ndeshjen ndaj Juventus, mungon Ibrahimovic

20:33 | 11 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Milani është pa Mateo Musacchio dhe Zlatan Ibrahimovic për ndeshjen e nesërme gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit, por Lucas Biglia është pjesë e skuadrës.

Musacchio ka pësuar dëmtim në kyçin e këmbës së majtë, duke e përjashtuar atë nga udhëtimi në Torino, transmeton lajmi.net.

Nga ana tjetër, Biglia është në rrugën e duhur për të bërë paraqitjen e tij të parë që nga dhjetori pasi u rikuperua gjatë mbylljes së koronavirusit.

Leo Duarte dhe Zlatan Ibrahimovic janë të lënduar, ndërsa Samu Castillejo dhe Theo Hernandez janë pezulluar.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi baras 1:1 në ‘San Siro’.

Skuadra e Milanit për Juve: Begoviç, A Donnarumma, G Donnarumma; Kalabria, Conti, Gabbia, Kjaer, Laxalt, Romagnoli; Bennacer, Biglia, Bonaventura, Brescianini, Calhanoglu, Kessie, Krunic, Paqueta, Saelemaekers; Colombo, Leao, D Maldini, Olzer, Rebic.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme