Google ADS

Në Ohër dhe Shkup deri më tani gjithsej 22 raste pozitive me koronavirus

17:39 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Në Ohër nga të pranishmit në një aheng familjar me rreth 200 persona deri më tani janë regjistruar tetë raste pozitive në Covid-19, ndërsa 40 kontakte janë në izolim, përderisa nga një aheng familjar (dasmë) në Shkup ku ka pasur qindra të pranishëm deri më tani janë konfirmuar 14 raste pozitive, problem i madh i epidemiologëve dhe inspektorëve të ISHSHS iu krijon në këtë rast mungesa e bashkëpunimit të të pranishmëve në atë aheng, informoi në konferencën e sotme për media ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai bëri të ditur se nga të punësuarit në shtatë konfeksionet e Shtipit, që deri më tani ishin identifikuar si të rrezikshme, janë marrë 778 strisho, me çka janë konfirmuar 126 raste pozitive, janë hospitalizuar 24, ndërsa të tjerët janë në vetizolim. Nga ISHSHS janë dhënë 400 vendime për vetizolim të personave që ishin në kontakt me të infektuarit.

“Pasi u bë kjo mënyrë e testimit dhe izolimit të gjithë kontakteve, gjendja në Shtip dhe rajonin e Tetovës gradualisht po qetësohet. Mbetet Shkupi, veçanërisht Çairi ku ka më së shumti raste. Ende po evidentohen shkelje të masave. Në kontekst të kësaj janë përforcuar kontrollet sipas mbledhjeve koordinuese”, thotë Filipçe.

Kjo valë, tha ai, ende zgjat edhe pse dy nga vatrat më të mëdha dalëngadalë po shkatërrohen.

“Gradualisht me shkatërrimin në Shtip dhe rajonin e Tetovës, jemi të përqendruar në çrrënjosjen e transmetimit të infeksionit në Shkup. Rekomandimet mbeten të njëjta dhe kërkoj që të respektohen nga të gjithë qytetarët.Para nesh kemi një betejë të gjatë”, tha Filipçe.

Ai iu bëri thirrje pacientëve në kontakt me epidemiologët të tregojnë të dhëna të sakta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme