Këngëtari me famë botërore, Maluma kishte paraparë të mbante për herë të parë koncert në Shqipëri, më datë 14 mars.
Mirëpo për shkak të gjendjes emergjente të shpallur si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, koncerti u anulua dhe madje i gjithë turneu i 26-vjeçarit u shtye për një kohë të pacaktuar, shkruan portali arbresh.info
Por, para pak çastesh përmes një postimi në Facebook, Maluma ka bërë të ditur datën e koncertit në Tiranë me 24 qershor të vitit të ardhshëm 2021.
Lokacioni mbetet i njëjtë, sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, gjersa para Tiranës, destinacioni i tij do të jetë Greqia.
E gjithë kjo pritet të ndodhë me shpresën se situata alarmante e krijuar për shkak të coronavirusit do të normalizohet deri atëherë. /arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...