Gjërat që ja vlejnë të shpenzoni për to

15:54 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se respekti ndaj vetes. Shpenzimet e kota nuk janë shenjë e mirë sepse padashje s’vlerësoni mundin dhe fitimet tuaja, por blerjet e zgjuara ju bëjnë të dukeni edhe më mirë. Ka gjëra për të cilat ja vlen të shpenzosh edhe nëse në fillim duket shtrenjtë. Cilat janë?! Mbani shënim:

1- Mos kurse kur vjen puna tek hobitë e tua

Mendoje si investim për shëndetin tënd fizik dhe gjendjen emocionale

2- Mos kurse tek një krehër i mirë flokësh

Nëse i do edhe për ca vite flokët e tu të gjatë…

3- Mos kurse tek veshjet e nevojshme

Këtu e kemi fjalën tek një pallto e mirë, një xhup apo një palë çizme të forta shiu. Një fustan mbrëmjeje super e shtrenjtë është shpenzim i kotë parash.

4. Mos kurse tek rrobat që mban në shtëpi dhe tek të brendshmet

Aty bëhet diferenca!

5- Mos kurse tek materiali i çarçafëve dhe jastëkëve

Mendoje si investim. Një komplet i mirë çarçafësh të bën të shohësh ëndrra magjike!

6- Mos bli ora të lira!

Prit, mblidh para dhe investo në një orë me vlerë

7- Mos kurse për dentistin!

Kurrë! Dhëmbët fillimisht!

8- Mos kurse tek pushimet!

Janë pushime, prandaj merri parasysh mirë para se të planifikosh gjëra. Pushimi absolut nuk merret me llogari parash!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme