Ish mbrojtësi i Manchester United, Rafael ka këshilluar klubin të provojë transferimin e mesfushorit të Bayern Munich, Corentin Tolisso.
Tolisso u transferua te Bayern Munich në vitin 2017, por gjiganti gjerman është i hapur për ta shitur, transmeton portali arbresh.info.
Rafael që ka luajtur me francezin te Lyon, i ka këshilluar “Djajtë e Kuq” ta transferojnë talentin.
“Një ndër mesfushorët më të mirë që kam luajtur. Mendoj se do ishte perfekt për Manchester United”.
“Shpresoj që të shkon aty. Do t’ia dilte të kishte sukses aty”, theksoi ai.
Bayern për fituesin e Kupës së Botës kërkojnë rreth 31 milionë euro, kurse Inter ka shfaqur interesim gjithashtu./arbresh.info
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...