Kuvendi miraton propozimin për ndryshim të deficitit buxhetor

14:24 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin për ndryshimin e rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 59 vota për, 41 kundër dhe një abstenim, shkruan arbresh.info.

“Me 59 vota për, 41 vota kundër dhe një abstenim kalon vendim i Qeverisë së Kosovës për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme