Zyrtare: Dele Alli suspendohet për një ndeshje nga shoqata e futbollit

14:15 | 11 Qershor 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Tottenham-it, Dele Alli është suspenduar me një ndeshje nga shoqata e futbollit.

Alli bëri shaka për koronavirusin duke postuar një video në Snapchat, transmeton portali arbresh.info.

Për këtë veprim, anglezi është dënuar për mospjesëmarrje në një ndeshje dhe gjithashtu është dënuar me 50 mijë euro.

Shkaku i këtij suspendimi Alli do humbë përballjen ndaj Manchester United-it, e cila do zhvillohet javën tjetër.

Kujtojmë se postimin e tillë, anglezi e bëri në muajin shkurt./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme