Google ADS

Bulliqi: Gjendje e bizneseve është pasojë e qeverive të kaluara

13:59 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka thënë se përkrahin ndarjen e pakos emergjente edhe për bizneset në Kosovë.

Por, Bulliqi ka shtuar se gjendja e sektorit privat është pasojë e qeverive që nga paslufta në vend, shkruan arbresh.info

“Këtu ka shumë lëshime të cilat nuk janë sqaruar dhe pasojë e saj nuk ka asnjë arsye të përkrahet. Është shumë e nevojshme që bizneset private të përkrahen më këto 170 euro por të shtrohet pyetja se kush është ajo që për 20 vite e ka sjellë në këtë gjendje sektorin privat. Përgjigja nuk është LVV, por janë këta që në forma të ndryshme e kanë sjell sektorin privat në këtë gjendje”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme